Browse

Article 1 min read

Pse ky kriminel serb i luftës u bë polic në Austri?

Share Post

‘’Pasi i preu fytin fëmijës në Kosovë u vesh

Esat Shala, shqiptari i Kosovës ka bërë një punë kolosale duke mbledhur qindra orë filmime, foto dhe materiale të tjera nga masakrat e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Në një nga fotot makabre dallohet krimineli serb Gorolub Paunovic, i cili i pret fytin një djali të pambrojtur shqiptar. Për këto veprime jo që ish-punëtorit të Postës në Vushtrri nuk i ka hyrë ‘gjemb në këmbë’, por ai ka gjetur punë pas lufte edhe si polic në Austri. Për këto pamje Gjykata e Hagës ka ‘mbyllur sytë’ edhe pse provat i ka të depozituara në arkiva.

‘’Krimineli serb, Gorolub Paunovic, ish-punëtor i PTT-së në Vushtrri, duke e prerë në fyt një djalosh shqiptar. Për këtë kriminel deri më sot nuk është bërë asnjë padi nga shteti i Kosovës e aq më pak nga Gjykata e Hagës, e cila i ka mbyllur sytë sa i përket krimeve të bëra nga serbët në Kosovë’’, shkruan Esat Shala.

Shala ka thënë se këto pamje u siguruan nga ushtarët e UÇK-së pas fitimit të betejave në luftë.

‘’Këtë e kam gjetur në bazë të hulumtimeve që kam bërë në atë kohë. Këtë fotografi, pasi ushtarët e UÇK-së i kanë fituar betejat, kanë mundur të marrin shumë filmime. Edhe kjo foto ka qenë mes tyre, janë filmime serbe që ka arritur t’i marrë UÇK-ja’’, tha Esat Shala.

Ai thotë se Gorolub Paunovic sot jeton në Austri, madje ka punuar edhe si polic në këtë vend.

‘’Ky person sot jeton në Austri. Pas përfundimit të luftës ka qenë me uniformë edhe të policisë austriake. Shumica e paramilitaëve serbë që kanë bërë krime në Kosovë kanë gjetur veten në Austri, u ka dhënë mundësinë Austria që të jenë pjesë e policisë, kjo në bazë të informatava qe kemi’’, tregon Shala në Opinion.

Më pas Esat Shala shton se shteti serb dhe rus kanë investuar shumë që këto pamje mos merren për bazë nga Gjykata e Hagës.

‘’Unë këto pamje i kam dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë nëpërmjet avokatit Luka Misetic, mbi 2 mijë orë inçizime. Nuk e di nëse janë shfaqur, ne nuk i kemi parë. Me siguri nuk janë shfaqur, sepse ka investuar shumë shteti serb dhe ai rus që këto filmime mos publikohen në Gjykatën Speciale të Hagës’’, tha Esat Shala. 

Ngjarjet e 28 viteve më parë janë rikthyer në memorie pasi Specialja e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së. 

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte. 

Trupi gjykues në Hagë i shpalli penalisht përgjegjës për ndalim arbitrar ose të paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ndërsa rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit. 

KRONIKE

MARKETING