Pse Familjet Thaçi dhe Veseli Po Injorojnë Këtë Ftesë?
12:51 |
23 Shtator 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për takim gjatë kësaj jave familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas raportimeve të mediave vendore, familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës dhe nuk pritet të marrin pjesë në takim.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga familjet e Thaçit dhe Veselit lidhur me ftesën apo vendimin për të mos marrë pjesë.
I pari që ka reaguar rreth kësaj çështje ka qenë djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi.
Ndërkohë, edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka lenë të kuptohet se nuk do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haxhiut.
Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar dera e shtëpisë së tij vazhdon të jetë hapur për ata që dëshirojnë të vizitojnë.
“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë. Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim. Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar ai.