Pse Dua Lipa në një dasmë në Pejë po bën bujë
Ylli i njohur botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, përsëri ka treguar lidhjen e saj të fortë me rrënjët dhe traditat shqiptare. Këngëtarja ka qenë e pranishme në një dasmë familjare të mbajtur në qytetin e Pejës, ku ka shijuar atmosferën festive mes të afërmve dhe miqve.

Bën përshtypje se vetë Dua ka zgjedhur të mbajë një profil më diskret në rrjetet sociale, duke mos postuar ende fotografi nga ky event. Megjithatë, prania e saj nuk u ka shpëtuar syve të të pranishmëve, pasi ajo është parë në sfondin e festimeve, ku dallohet edhe flamuri kombëtar shqiptar gjatë momenteve festive.
Detajet nga kjo ngjarje janë zbuluar kryesisht nga motra e saj, Rina Lipa, e cila ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale. Rina ka publikuar imazhe të veçanta ku shihen detajet e veshjes tradicionale shqiptare të nuses, përfshirë jelekun e qëndisur me ar dhe rruaza, veshjen e bardhë me punime dore dhe brezin tradicional. /Prive By Liberta Spahiu
