Browse

Article • • 1 min read

Albanë të zhdukur pas shembjes së ndërtesës në Athinë

Share Post

Evropë

news image

sinjali

Sinjali.com

26 Shtator 2026 14:20


Një trup i dytë u nxorr nga rrënojat e ndërtesës që u shemb në Plaka, ku 3 nga 4 të zhdukurit janë me origjinë shqiptare, me shtetësi amerikane.

Siç njoftoi zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve, bëhet fjalë për një burrë. Trupi i një gruaje u gjet gjithashtu në agim – Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet e tyre për të gjetur katër persona të tjerë të zhdukur. Mësohet se tre personat e zhdukur me origjinë shqiptare po me shtetësi amerikane janë: Florin Hoxha,Florida Hoxha dhe Eris Cani.

Një trup i dytë u nxorr nga rrënojat e ndërtesës që u shemb dje në mëngjes në Plaka , pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në rrugën Lysikratous në zemër të Athinës.

Informacioni fillestar tha se ishte një grua, megjithatë, siç njoftoi zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve, ishte një burrë. Sipas informacionit, bëhet fjalë për një burrë 77-vjeçar britanik.

Katër persona ende rezultojnë të zhdukur. Sipas informacioneve, tre nga katër të zhdukurit janë me origjinë shqiptare, të cilët kanë shtetësi amerikane.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e tragjedisë, të cilat, sipas gjetjeve fillestare, janë për shkak të një rrjedhjeje gazi natyror .

Në operacionin e kërkim-shpëtimit përfshihen 30 zjarrfikës me 6 automjete, përfshirë dy automjete speciale shpëtimi të EMAK-ut të 1-rë, si dhe tre qen kërkim-shpëtimi. Shpëtuesit po përdorin gjeofona specialë për zbulimin e zërit në rrënoja, si dhe kamera speciale për të gjetur të zhdukurit.

Shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 07:30 të mëngjesit të së premtes (25/9), duke shkaktuar shembjen e ndërtesës dhe dëme të shumta në ndërtesat ngjitur dhe automjetet e parkuara.

Mësohet se tre personat e zhdukur me origjinë shqiptare po me shtetësi amerikane janë: Florin Hoxha,Florida Hoxha dhe Eris Cani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/