Article
•
•
1 min read
Dani i bën homazh Dua Lipës: Moment i jashtëzakonshëm që po komentohet
Këngëtari i njohur kosovar Ramadan Krasniqi – Dani ka ndarë një mesazh të veçantë për yllin me famë botërore, Dua Lipa.
Gjatë një dasme në Kosovë, ku Dua Lipa ishte e ftuar, Dani ka interpretuar para të pranishmëve dhe më pas ka shprehur krenarinë që Kosova ka një artiste me sukses ndërkombëtar.
“Fat i madh që ne, kombi ynë, e kemi Dua Lipën tonë! Rrnofshë o yll, sukseset mos t’u ndalshin!”, ka shkruar Dani në Facebook.
Dua Lipa, e cila është një prej artisteve më të njohura shqiptare në skenën ndërkombëtare, ka ruajtur vazhdimisht lidhjen me Kosovën dhe origjinën e saj shqiptare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!