Browse

Article • • 1 min read

Horror në Familje në Pejë: Detaji Që Po Komentohet

Share Post

Siguri

news image

sinjali

Sinjali.com

27 Shtator 2026 08:49


Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 26 shtatorit në rrugën “Vlora” në Pejë, ku një 23-vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është lënduar me thikë nga vëllai i saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pasi viktima, M. M, 23-vjeçare, është kthyer nga puna dhe ka dëgjuar vëllain e saj duke u fjalosur me babanë e tyre.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari, E. M., kishte kërkuar para nga babai, ndërsa pasi ky i fundit nuk ia kishte dhënë, dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka nisur t’i kërcënojë familjarët se do t’i vriste të gjithë.

Kur 23-vjeçarja është afruar për të kuptuar se çfarë po ndodhte, i dyshuari dyshohet se e ka kërcënuar se do ta therte me thikë dhe më pas e ka goditur në hundë, duke i shkaktuar gjakderdhje.

Situata ka eskaluar edhe më tej.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari ka vazhduar të lëvizë brenda shtëpisë me thikë në dorë, ndërsa viktima ka tentuar ta incizojë me telefon.

Në atë moment, ai dyshohet se e ka gjuajtur me thikë dhe e ka lënduar në dorën e majtë, pas çka është larguar nga shtëpia.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ajo ka refuzuar strehimin në shtëpi të sigurt dhe, me dëshirën e saj, ka shkuar te xhaxhai, ku ka planifikuar të kalojë natën.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 23-vjeçarja ka kërkuar edhe masa ligjore për mbrojtjen e saj, përfshirë urdhër mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për “Lëndim të lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje.

I dyshuari ende ndodhet në arrati, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/