Browse

Article • • 1 min read

U zbulua partnerja milionere e Lumbardhit? Fotoja nga Milano ndezi rrjetin

Share Post

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, është rikthyer në vëmendjen e mediave sa i përket jetës së tij personale.

Së fundmi, është raportuar se Salihu është në një lidhje me një grua 17 vjet më të madhe se ai, për të cilën pretendohet se është gjithashtu një milionere austriake.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi ku Lumbardhi shfaqet duke pozuar së bashku me një grua misterioze, duke nxitur aludimet se ajo mund të jetë partnerja e përfolur e tij.

Foto: Kristale Rama / Instagram

Fotografitë janë publikuar nga Kristale Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, e cila shfaqet në imazhe së bashku me bashkëshortin e saj dhe Lumbardhin. Fotografitë janë realizuar në Milano të Italisë, ku këto ditë po mbahet Java e Modës.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse gruaja që shfaqet pranë Lumbardhit në fotografi është partnerja e tij.

Foto: Kristale Rama / Instagram

Pavarësisht kësaj, imazhet kanë nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht pas deklaratave të ish-partneres së tij, Kader Kicaj.

Pa përmendur drejtpërdrejt emrin e Lumbardhit, Kaderi dyshohet se i është referuar atij gjatë një deklarate, duke folur në vetën e tretë për meshkujt që krijojnë lidhje me gra më të mëdha në moshë dhe me gjendje të mirë ekonomike, të cilat në zhargonin e rrjeteve sociale njihen si “sugar mummies”.

IN PromoMarketing