Browse

Article • • 1 min read

Luana Vjollca në qendër të vëmendjes: Çfarë fshihet pas pretendimeve tronditëse?

Share Post

Ai pretendon se një grua, të cilën e identifikon si pronare të një agjencie udhëtimesh, është dhunuar pas një konflikti që lidhej me një pagesë.“Luana Vjollca sot ka paguar lekë për të rrahur për vdekje një femër, pronaren e agjencisë së udhëtimeve, e cila e ka denoncuar”, pretendon Tozaj.Sipas versionit të paraqitur prej tij, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të pagesës së një bilete të prerë pranë agjencisë në fjalë. Tozaj pretendon se pronarja i kishte kërkuar Vjollcës të kryente pagesën dhe se, pasi kjo nuk ishte bërë, ajo kishte bërë një denoncim.Më tej, gazetari ngre pretendimin se pas këtij denoncimi është organizuar dhunimi i gruas dhe e lidh atë drejtpërdrejt me moderatoren.Krahas deklaratave, Tozaj ka publikuar edhe fotografi të një gruaje ku duken shenja të dukshme dëmtimesh, duke pretenduar se bëhet fjalë për personin e përfshirë në ngjarje.Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim nga Policia, Prokuroria apo një burim tjetër zyrtar që të provojë dinamikën e përshkruar prej Tozajt apo përfshirjen e Luana Vjollcës. As fotografitë e publikuara, të marra më vete, nuk provojnë se kush i ka shkaktuar dëmtimet apo në çfarë rrethanash janë shkaktuar.Deri tani nuk është bërë publik as një reagim i Luana Vjollcës lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj. VIIDEO