Browse

Article • • 1 min read

Aurora në veshje tradicionale: Çfarë po vihet re sonte?

Share Post

21:09 | 1 Tetor 2026

Aurora Rrusta po mban sonte natën e kanagjegjit, duke nisur kështu festën para ditës së saj të madhe.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 është shfaqur në veshje tradicionale dallamë, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në këtë mbrëmje të veçantë për të.

Për grimin e Aurorës është përkujdesur grimerja Edita Abazi, e cila ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet dhe dukja e saj.

Siç kishte raportuar më herët Prive by Liberta Spahiu, Aurora dhe Kushtrim Keljani pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në fillim të muajit tetor.

Çifti e bëri publike romancën pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ku të dy ishin banorë.

Tashmë, me natën e kanagjegjit, Aurora ka nisur zyrtarisht festën që i paraprin martesës me Kushtrimin.