Browse

Article • • 1 min read

Drenusha në qendër të vëmendjes: Deklarata e guximshme që po komentohet

Share Post

Drenusha Latifi është një tjetër emër publik që ka reaguar pas shpërndarjes masive të videove intime, të cilat prej ditësh kanë pushtuar rrjetet sociale.

Çështja ka marrë tashmë edhe rrugë institucionale. Krimet Kibernetike kanë nisur hetimet për të identifikuar burimin dhe profilet që kanë publikuar apo shpërndarë materialet, ndërsa kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në Policinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje. Vetë Hila ka mohuar se i ka publikuar materialet dhe ka pretenduar se është hakeruar.

Mes gjithë debatit që ka shpërthyer, Drenusha ka zgjedhur ta zhvendosë vëmendjen nga përmbajtja e videove te cenimi i privatësisë së personave që shfaqen në to.

“Seksi është pjesë e jetës. Të gjithë e bëjmë dhe nuk është turp”, nis reagimin e saj Latifi, duke theksuar se shqetësuese është ekspozimi dhe shpërndarja e videove intime pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Ajo kritikon gjithashtu paralajmërimin paraprak të publikimit të materialeve, që sipas saj vetëm nxit kureshtjen dhe përhapjen e tyre.

“Mos i kërkoni. Mos i shpërndani. Respektoni privatësinë. Seksi nuk është turp. Shkelja e intimitetit të dikujt është”, përfundon Drenusha reagimin e saj.

Reagimi i saj vjen teksa rasti vazhdon të hetohet dhe ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat se si materialet janë regjistruar dhe si kanë përfunduar në internet. /Prive By LS