Article
•
•
1 min read
Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër: Si quhet djali i tyre?
Modelja Endi Demneri dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.
Lajmi vjen disa muaj pasi Endi bëri publike shtatzëninë, ndërsa gjatë kësaj periudhe ajo ka preferuar ta shijojë pritjen larg shumë detajeve publike.
Në prill të këtij viti, Endi dhe Krenar Çoçaj organizuan një festë për zbulimin e gjinisë së bebit, ku ndanë me familjarët dhe miqtë lajmin se po prisnin një djalë.
Tashmë pritja ka marrë fund dhe familjes së tyre i është bashkuar anëtari më i ri. Për momentin, çifti nuk ka bërë të ditur publikisht emrin e djalit apo detaje të tjera rreth lindjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!