Aurora zbret në Nekoc: Detaji që ra në sy
Dita e dasmës ka nisur me festë për Kushtrimin dhe Aurorën. Para mbrëmjes që do t’i mbledhë me shumë të ftuar, dyshja ka ndjekur traditat e marrjes së nuses.
Në pamjet e publikuara nga Prive By LS, Kushtrimi shihet duke festuar mes familjarëve e të afërmve, nën ritmin e tupanëve. Më pas, krushqit janë nisur drejt Nekocit për të marrë Aurorën, të shoqëruar edhe nga motoristë që kanë tërhequr vëmendjen në autostradë.
Për marrjen e nuses, Kushtrimi ka zgjedhur një kostum në ngjyrë turkeze, ndërsa Aurora është shfaqur me fustan të bardhë me dantellë e vello, duke mbajtur një buqetë me lule të bardha dhe detaje blu.
Pas këtyre momenteve gjatë ditës, festa do të vazhdojë sonte në mbrëmje, kur do të zhvillohet dasma në praninë e shumë të ftuarve.
Ndiqni më poshtë pamjet nga atmosfera në shtëpi, nisja e krushqve dhe marrja e Aurorës në Nekoc. /Prive By LS