Mesazhi i Zemrës së Blerandos për Ditëlindjen e Lenës që Po Ngjall Kuriozitet
Blerando ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Lenën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi ku dyshja shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, duke e shoqëruar me fjalët: “Urime ditëlindjen, gruaja jem 🤍 T’du fort!”.
Në postim është shënuar qendra e vjetër e Bratislavës aty ku ata po e kalojnë fundjavën festive.
Ky dedikim vjen disa muaj pasi këngëtari dhe Albulena Krasniqi, e njohur si Lena, kurorëzuan lidhjen me martesë.
Dyshja e bënë publik lajmin në maj të këtij viti, pas një romance që e kishin mbajtur larg vëmendjes së publikut. “Disa dashuri ruhen në heshtje. Sot është momenti ynë”, shkruante atëherë Blerando krahas fotografive të kurorëzimit.
Tashmë, urimi për ditëlindjen e Lenës sjell një tjetër moment nga jeta e tyre si bashkëshortë. /Prive By LS
