Browse

Article • • 1 min read

Identifikohet dhe Arrestohet: Kthesa Tronditëse në Sulmin ndaj Gazetarit

Share Post

Siguri

news image

sinjali

Sinjali.com

08 Tetor 2026 08:30


Është arrestuar personi që dyshohet se sulmoi gazetarin Jeton Sopa gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Liridon Gecin, i cili është identifikuar pas analizimit të video-incizimeve të siguruara nga burime të hapura.

Incidenti kishte ndodhur rreth orës 10:00, në Sheshin “Skënderbeu”, afër hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku gazetari i portalit “Kosova News” kishte raportuar se ishte goditur nga prapa, në pjesën e qafës, nga një protestues.

Pas analizimit të pamjeve dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Liridon Geci është lokalizuar më 7 tetor, rreth orës 00:20, para Hotel Grandit në Prishtinë, ku edhe është ndaluar.

Ai më pas është shoqëruar për intervistim dhe është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Geci është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Sulm”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/