Çfarë ndodhi me të vërtetë në Gjilan? Historia tragjike e Nafije Bogujevcit
Nafije Bogujevci dyshohet të jetë gruaja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Në këtë ngjarje të rëndë, përveç saj, jetën e ka humbur edhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci, ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i dyshuari për rastin është Valon Ramushi, i cili dyshohet se është dorëzuar në Polici pas ngjarjes.
Dyshimet e para lidhur me rrethanat e rastit janë se Nafije Bogujevci mund të jetë vrarë aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!