Mesazhi i Marinës për Eli Farën që po ngjall reagime
Në një periudhë aspak të lehtë për këngëtaren e njohur Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë publikisht përmes një mesazhi plot dashuri dhe mbështetje.
Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të përbashkët me të ëmën, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë domethënëse.
“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Mbretëresha ime e bukur”.
Ky dedikim vjen pas zhvillimeve të bujshme që përfshinë këngëtaren, pas publikimit në internet të materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.
Eli Fara, e cila dha dëshminë e saj edhe në polici, reagoi publikisht duke deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve. Në një qëndrim të gjatë, ajo theksoi se ndihej e lënduar nga cenimi i privatësisë, por nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar.
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”, ishte një nga deklaratat më të forta të artistes, e cila kërkoi ndalimin e shpërndarjes së materialeve dhe bëri të ditur se çështjen do t’ia linte drejtësisë.
Marina kishte tërhequr vëmendje edhe më herët me një postim për besimin te Zoti në momentet e vështira, ndonëse atëherë nuk e kishte lidhur drejtpërdrejt me situatën e nënës së saj.
Këtë herë, megjithatë, mesazhi është i qartë dhe i drejtohet vetë Eli Farës. Me vetëm pak fjalë, Marina i kujton nënës së saj se, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, për të ajo mbetet mbretëresha e saj. /Prive By LS
