Pse reagimi i Lirim Mehmetajt për arrestimin e Gani Gecit po ngjall vëmendje
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas arrestimit të Gani Gecit, i cili dyshohet për veprën penale “Kanosje” ndaj tij.
Me një mesazh të shkurtër, Mehmetaj ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”.
Arrestimi i Gecit vjen pas deklaratave të Mehmetajt në emisionin “Debat Plus”, ku gazetari pretendoi se ishte kontaktuar nga Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Mehmetaj kishte deklaruar se, pas refuzimit të kërkesës, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.
Sinjali ka mësuar nga burimet se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!