Browse

Article • • 1 min read

Çfarë ndodhi me Ardian Bajramin? Misteri në Rahovicë

Share Post

Ardian Bajrami është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës më 14 tetor, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave në Rahovicë, ishte gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Në kërkim të 46-vjeçarit ishin angazhuar njësitë përkatëse policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë policore.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajmin për gjetjen e tij e kishte konfirmuar për Sinjalin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/