Browse

Article • • 1 min read

Benita kosovare merr vëmendjen në Netflix: Çfarë ndodhi?

Share Post

Del një tjetër Benitë! Por kësaj radhe, jo në një reality shqiptar, por në Netflix, ku trekëndëshat e dashurisë nuk kanë munguar!

Bëhet fjalë për Benita Palojën, shqiptaren me origjinë nga Kosova, e cila është pjesë e sezonit të njëmbëdhjetë të spektaklit amerikan “Love Is Blind”.

Ajo jeton në Massachusetts, punon në sektorin e sigurimeve dhe është shumë e lidhur me familjen. Madje, kërkon një partner që i respekton traditat e saj.

Në këtë format, beqarët njihen pa u parë me njëri-tjetrin dhe mund të fejohen pa u takuar kurrë ballë për ballë!

Benita krijoi fillimisht një afrimitet romantik, por djali vendosi t’i jepte përparësi një konkurrenteje tjetër.

Dhe këtu vjen ironia: vajza për të cilën la Benitën, nuk e zgjodhi as atë!

Kështu, ai mbeti pa asnjërën dhe u largua nga eksperimenti!

Ndërkohë, Benita po afrohej me një tjetër konkurrent, një kapiten jahtesh.

Pikërisht atij i rrëfeu edhe historinë e dhimbshme të familjes, e cila gjatë luftës në Kosovë kishte vetëm pesë minuta për t’u larguar nga shtëpia, përpara se ajo të digjej nga forcat serbe.

Por, as kjo njohje nuk përfundoi me fejesë!

Kapiteni po njihej paralelisht edhe me një tjetër vajzë dhe, në fund, i propozoi pikërisht asaj!

Madje, edhe pas fejesës, ai vazhdoi ta përmendte Benitën!

Deri tani, në Netflix janë publikuar vetëm pesë episodet e para.

Shqiptarja nga Kosova në pesë epsiodet e para mbeti pa unazë, por jo pa lënë gjurmë në këtë eksperiencë!

E ndërsa sezoni vazhdon, mbetet të shihet nëse do ta shohim sërish Benitën në ekran! /Prive By LS