Kejsi Borri zbulon partnerin misterioz: Çfarë fshihet pas fotos?
Kejsi Borri, motra e Mateo Borrit, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka ndarë për herë të parë një fotografi romantike me partnerin e saj, duke konfirmuar kështu se është në një lidhje dashurie.
Përmes një postimi në Instagram Story, Kejsi ka publikuar një moment të veçantë pranë partnerit, teksa shfaqen të përqafuar gjatë një mbrëmjeje. Fotografinë e ka shoqëruar me një zemër të bardhë, pa shtuar komente të tjera.

Në imazhin e publikuar, Kejsi shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të zi, ndërsa partneri e mban të përqafuar. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht portretin e tij.
Postimi është interpretuar si një konfirmim publik i romancës, ndonëse Kejsi nuk ka dhënë detaje për identitetin e partnerit apo kohën kur ka nisur marrëdhënia e tyre.