Article
•
•
1 min read
Çfarë ndodhi me Bedri Hamzën? Ndryshimi i papritur në drejtimin e PDK-së
19:32 | 18 Tetor 2026

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.
Me udhëheqjen e Hamzës, PDK arriti ta shtyjë përpara dhe ta miratoj në Kuvend, Ligjin për Dhomat e Specialuzara.
Sipas këtij burimi, Vlora Çitaku do të jetë ushtruese e detyrës së kryetarit.
Çitaku së bashku me kryesinë do ta përgatisë subjektin për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin e madh zgjedhor që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.