Browse

Article • • 1 min read

Pse përfundoi Gani Geci në spitalin e Pejës?

Share Post

Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me urgjencë në spital.Të njëjtat burime pohojnë se Geci po trajtohet në repartin adekuat, për luhatje të tensionit.Problemi shëndetësor i Gecit u shfaq dje pas orës 6, me ç’rast njësitet relevante e shoqëruan në spital.Kujtojmë se atij iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj, pas kanosjes që i kishte bërë gazetarit Lirim Mehmetaj.