Jetmir Isufi nën akuzë: Çfarë çoi në tragjedinë e papritur familjare?
09:11 |
22 Tetor 2026
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Jetmir Isufit i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq të Klinës, pas një mosmarrëveshjeje pronësore mes viktimës dhe babait të tyre.
I pandehuri dyshohet se pas konfliktit ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të vëllait të tij, Faruk Isufit.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë. Ai më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe dhjetë fishekë të të njëjtit kalibër.
Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet./Arbresh.info