Browse

Article • • 1 min read

U godit në sy gjatë protestës në Tiranë, kush është drejtuesi i 'Tifozave Kuq e Zi'?

Share Post

Protestat në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama po shoqërohen me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Gjatë protestës së sotme, njëri nga pjesëmarrësit ka pësuar lëndim të rëndë në sy, pasi dyshohet se është goditur me plumb gome nga një pjesëtar i Policisë së Shqipërisë.

Sipas raportimeve, i lënduari është Erjon Vishkulli, drejtues i tifogrupit të njohur të Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tifogrupi përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Protestat kanë nisur në kuadër të kërkesave të studentëve për kushte më të mira, ndërsa më pas janë zgjeruar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/