Article
•
•
1 min read
Dasmë në horizont: Selin dhe DJ Gimbo zbulojnë një detaj intrigues
17:02 | 24 Tetor 2026

Dasmë e madhe duket se po vjen nga çifti i njohur, Selin dhe DJ Gimbo.
Dyshja kanë publikuar një video, ku kanë zbuluar se dasma e tyre pritet të mbahet më datë 5, por pa treguar muajin se kur do të ndodhë.
Madje, duket se kanë menduar edhe për atmosferën e dasmës, pasi këngëtari Gena është përmendur si një nga artistët që pritet të këndojë në festën e tyre.

Kujtojmë se çifti i tha “Po” njëri-tjetrit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa tani duket se po përgatiten për martesën e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme.