Browse

Article • • 1 min read

Kthimi i Arlindës ngjall pyetje: Avokatja sfidon deklarimet e policisë

Share Post

Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lidhur me deklarimet e Policisë, duke kërkuar që institucionet të mos nxitojnë në arsyetimin e zyrtarëve të tyre pa u shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit.

Përmes një reagimi publik, Hoxha ka theksuar se rasti duhet të trajtohet me kujdes dhe se deklaratat e viktimës, të dhëna në polici pak para se të vritej, duhet të shqyrtohen nga organet kompetente, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e di a duhet policia me pas kujdes kur jep prononcime, a me i arsyetu patjetër zyrtarët e vet!!!! Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!!”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha materialet përkatëse do t’i dorëzohen Kryeprokurorisë së Shtetit, duke vënë theks të veçantë te deklarata e viktimës, e dhënë në polici rreth gjysmë ore para se të vritej.

“Së paku kontrollone deklaratën e viktimës në polici gjysë ore para se mu vra… e shumë tjera”, ka shkruar avokatja.

Etiketa

SHKRIMI NGA

A.Ha

Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.