Article
•
•
1 min read
Çfarë ndodhi me fëmijën e Arlinda Zekajt pas vdekjes tragjike?
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, aktualisht po qëndron në një nga strehimoret në Kosovë.
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se për informacione lidhur me hapat e mëtejmë në këtë rast duhet të kontaktohet Qendra për Punë Sociale.
Ndërkaq, kjo qendër nuk ka dhënë detaje shtesë, duke bërë të ditur se është e angazhuar në trajtimin e rastit, raporton Dukagjini.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!