Browse

Article • • 1 min read

Postimi i Brikenës ndez debat të fortë në rrjet

Share Post

Advertisements

Një postim i Brikena Selmanit për partnerin e saj, Mateo Borrin, ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ndërsa mes personave që e kanë kritikuar është edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu.

Brikena publikoi një fotografi ku shfaqej e veshur me një bluzë me mbishkrimin “Jam pronë private e Mateo Borrit”. Krahas imazhit, ajo shkroi “Kur do ta kuptoni?”, duke etiketuar edhe partnerin e saj.

Advertisements

Por kjo shprehje nuk është pritur mirë nga Xheneta, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke e lidhur deklaratën me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra së fundmi në Pejë.

“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, ka shkruar Xheneta.

Advertisements

Në vijim, ish-banorja e BBVK-së ka kritikuar përdorimin e shprehjeve që mund ta paraqesin partnerin si pronë, duke theksuar se dashuria nuk duhet të ngatërrohet me kontrollin apo pretendimin për të pasur pushtet mbi jetën e tjetrit.

“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, është shprehur ajo.

Advertisements

Xheneta ka shtuar se, edhe kur deklarata të tilla përdoren me shaka apo si shprehje dashurie, ato mund të përcjellin mesazhe të gabuara për marrëdhëniet në çift.

“Se sot e thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit. Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, ka përfunduar ajo.

Reagimi vjen në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer vëmendjen te dhuna ndaj grave në Kosovë dhe diskutimet mbi kontrollin në marrëdhëniet në çift.

Deri tani, Brikena Selmani nuk ka dhënë një përgjigje publike ndaj kritikave të Xhenetës.