Hyrja e Arlindës tërheq vëmendjen: Historia e fshehtë pas pamjes së saj
Arlinda Morina është një nga tre banoret e para që kanë hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, plot 24 orë përpara premierës zyrtare të spektaklit.
43-vjeçarja, me profesion regjisore, ka tërhequr vëmendjen që në momentet e para të hyrjes, ndërsa pamja dhe stili i saj janë bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale.
Por një detaj në profilin e saj personal në Instagram tregon edhe një pjesë të historisë së Arlindës që publiku ende nuk e njeh.
Në përshkrimin e profilit, ajo ka vendosur shprehjen “Cancer survivor”, që në shqip do të thotë “E mbijetuar nga kanceri”, të shoqëruar me dy fjongo të verdha.

Arlinda është prezantuar zyrtarisht nga produksioni si regjisore 43-vjeçare dhe është bërë pjesë e grupit të parë të konkurrentëve që kanë nisur garën një ditë përpara të tjerëve.
Ndërkohë, premiera zyrtare e “Big Brother VIP Kosova 5” do të zhvillohet nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, kur pritet të prezantohen edhe banorët e tjerë të këtij edicioni.