Browse

Article • • 1 min read

Aksidenti Tragjik me Motoçikletë: Çfarë Ndodhi me Berat Asllanin?

Share Post

Ka ndërruar jetë Berat Asllani nga Mitrovica, i cili disa ditë më parë ishte përfshirë në një aksident me motoçikletë në këtë qytet.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.

Vdekja e Beratit ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/