Çfarë surprizash na presin në sezonin e ri të Big Brother VIP Kosova?
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur zyrtarisht, me spektaklin e parë ‘Prime’, ku 21 banorë nga fusha të ndryshme u prezantuan para publikut dhe hynë në shtëpinë më të famshme në vend.
Gjatë mbrëmjes, njëri pas tjetrit, personazhet e përzgjedhur iu bashkuan garës për çmimin e madh, duke shënuar kështu fillimin e aventurës së tyre në BBVK5.
Mes emrave që janë pjesë e këtij edicioni ka figura të njohura të ekranit, muzikës dhe fushave të tjera, ndërsa pritet që bashkëjetesa, përplasjet, miqësitë dhe dinamika mes tyre të sjellin zhvillime të shumta gjatë javëve në vijim.
Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova:
Arlinda Morina
Antoneta Koçi
Nichi
Bejta
Anjeza Gubetini
Fatlum Dreshaj
Olechka
Vjollca Haxhiu
Adriani
Shqiponja
Klejda
Behare Maksutaj
Rron
Fuego
Sharr
Zoja Nushi
Dion Mala
Nora Tushi
Fatjonë Krasniqi
Akili
Valdeti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!