Browse

Article • • 1 min read

Koment që çoi në tragjedi: Çfarë ndodhi me Lorik Abazin?

Share Post

Një koment që dyshohet se iu bë partneres së të akuzuarit është bërë shkak për konfliktin që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi, në Croydon të Londrës.

Ky pretendim është paraqitur nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën “Old Bailey” në Britaninë e Madhe, ku po shqyrtohen rrethanat e vrasjes së të riut shqiptar.

Sipas mediave britanike, ngjarja ndodhi në orët e para të 15 shkurtit, pasi Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu.

Prokuroria pretendon se pas largimit nga lokali, i akuzuari Ellis Anim-Annor është kthyer për t’u përballur me grupin e të rinjve. Përplasja përfundoi me përdorimin e thikave, ku Abazi pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Nga sulmi mbetën të plagosur edhe dy të rinj të tjerë, të dy 21-vjeçarë, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, Ellis Anim-Annor i mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Procesi gjyqësor po vazhdon, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë provat dhe të përcaktojë përgjegjësinë penale të të akuzuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/