Browse

Article • • 1 min read

Zbulime të Reja: Misteri pas Vdekjeve Tragjike në Demiraj

Share Post

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vogëlushen.

Siç raportoi Sinjali më herët, 27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja është e gjinisë femërore.

Dy trupat u gjetën më 1 nëntor, rreth orës 08:47, pas një informate të pranuar nga Policia për dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë në një shtëpi në Demiraj.

Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/