Article
•
•
1 min read
Reagimi i Marjanit merr gjithë vëmendjen: Bëhet baba për herë të dytë
Lajmin e kanë bërë publik përmes një videoje emocionuese, ku kanë zbuluar edhe momentin e veçantë kur mësojnë për shtatzëninë.Por, ajo që ka marrë gjithë vëmendjen është reagimi i Marjanit. I pushtuar nga emocionet dhe gëzimi, ai shihet duke mbuluar fytyrën me duar, teksa Pranvera nuk e fsheh lumturinë.Çifti ka zgjedhur një datë mjaft simbolike për ta ndarë lajmin, pikërisht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Janit.“Dy vite më parë Jani na bëri prindër për herë të parë, e sot, në ditëlindjen e tij të dytë, po ndajmë me ju lajmin se së shpejti do të bëhet vëllai i madh”, kanë shkruar ata krahas videos.Kështu, ditëlindja e Janit këtë vit erdhi me një surprizë të dyfishtë për familjen, e cila së shpejti do të shtohet me një anëtar të ri.