Browse

Article • • 1 min read

Valdrina ngatërron burrin me banorin e BBVK, çfarë ndodhi më pas?

Share Post

Valdrina ka ndarë një moment plot humor me ndjekësit në Instagram, duke treguar një ngatërresë që i kishte ndodhur teksa po ndiqte Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka zbuluar se për një moment kishte ngatërruar Dionin me bashkëshortin e saj, Valdetin, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes tyre.

Në një InstaStory, Valdrina ka shkruar:

“Tepër t’njëjtë m’doken këta dy, ahahahah. Njëherë jam duke e incizuar Dionin, duke menduar se është Vali. Thashë: ‘Oj Valdrinooo, mos bëj skandale’, hahahahah”.

Por Valdrina nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër InstaStory, ajo ka publikuar pamje nga televizori ku shihen ulur bashkë të dy, duke shkruar:

“A po e shihni edhe ju?”.

Pyetjen e ka shoqëruar me tri emoji duke qeshur me lot, duke kërkuar kështu edhe mendimin e ndjekësve nëse edhe ata e vërejnë ngjashmërinë mes Dionit dhe Valdetit.

Duket se ngjashmëria mes dy banorëve është aq e madhe, sa për një moment ka arritur ta ngatërrojë edhe vetë bashkëshorten e Valdetit. /Prive By LS