Browse

Article • • 1 min read

Rasti tronditës në Gjilan: Çfarë ndodhi me babain dhe foshnjën e tij?

Share Post

14:39 | 2 Nëntor 2026

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese në rastin e vrasjes së rëndë të 27 vjeçarit dhe foshnjes së tij, në Demiraj të Gjilanit.

Deri më tani, krejt çka dihet është se Brahim Demiraj është i arrestuar për këtë rast ndërkaq nuk dihet se si ka ndodhur rasti.

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Gjilanit si dhe Prokuroria Themelorë në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje mbi rastin- madje të njëjtit nuk kanë treguar as se si është kryer vrasja, me çfarë mjeti apo si u ndanë nga jeta dy të lartcekurit.

Adonis Demiri ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan edhe si përdorues i narkotikëve dhe si i ngarkuar me disa vepra të tjera penale.