Browse

Article • • 1 min read

Momenti Emocional në Big Brother: Çfarë Tha Nëna e Laurentit që I Përloti Të Gjithë

Share Post

TB

Ora Info Orainfo · November 3, 2026 · Info

Dy muaj pas humbjes tragjike të mikut të tij, Laurent Krasniqit, Fitimi u rikthye mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por këtë herë vetëm, në dhomën e rrëfimit.

Në një rrëfim emocionues, ai kujtoi mikun me të cilin kishte ndarë jo vetëm përditshmërinë, por edhe një nga përvojat më të veçanta të jetës, pjesëmarrjen e përbashkët në edicionin e tretë të këtij formati.

Fitimi foli për karakterin e Laurentit, miqësinë e tyre dhe boshllëkun që ka lënë pas ndarja e tij e parakohshme nga jeta. Ai e përshkroi si një njeri pa xhelozi e pa inat, duke e quajtur edhe “sheqerin e shoqërisë”.

Por gjatë rrëfimit, Fitimi zbuloi edhe një detaj të panjohur deri më tani.

Pas vdekjes së Laurentit, ai dhe miku i tyre i përbashkët, Egzon Sahiti, kishin menduar të hiqnin dorë përfundimisht nga aktiviteti në rrjetet sociale dhe videot që realizonin së bashku.

Megjithatë, ishte pikërisht nëna e Laurentit ajo që u kërkoi të mos ndaleshin, por të vazhdonin punën që kishin nisur me djalin e saj.

“Po insistimi i nënës të Laurentit ka që ne prapë me vazhduar me bë atë punë që e kemi bërë me të bashkë edhe pse ai mos është”, u shpreh Fitimi.

Kjo kërkesë e saj mori një kuptim të veçantë për dy miqtë, të cilët kishin ndarë me Laurentin shumë momente, kujtime dhe suksese në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Laurent Krasniqi humbi jetën më 2 shtator, në moshën 29-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me motorr në Prishtinë.

Rikthimi i Fitimit në Big Brother VIP Kosova, pikërisht dy muaj pas tragjedisë, solli një nga momentet më prekëse të spektaklit, duke kujtuar edhe një herë miqësinë e tyre që publiku e kishte njohur nga afër.