Article
•
•
1 min read
Albin Kurti në qendër të vëmendjes pas incidentit të papritur
Aktivistet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist u obliguan të largohen nga salla e kuqe e Pallatit të Rinisë.Kjo për shkak se aty ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe aktivistet planifikonin të flisnin me të, shkruan IndeksOnline.Pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe organizatorët të eventit i obliguan ato të largoheshin nga salla.Kurti u bë pjesë e edicionit të 13-të të Doku Tech, teksa aktivistet arritën në Pallatin e Rinisë pas një aktiviteti përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës.Tashmë e disa ditë, ato po protestojnë duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë.