Browse

Article • • 1 min read

Behar Preniqi lirohet: Momenti i shumëpritur që tërhoqi vëmendjen

Share Post

Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të familjes së tij për ta parë sërish në mesin e tyre.

Lajmin e gëzueshëm e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook, ku kanë shprehur emocionet për lirimin e Beharit dhe pritjen e kthimit të tij pranë familjes.

“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë, Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.

Rasti i Behar Preniqit ishte raportuar nga Gazeta Sinjali më 5 gusht 2025, kur ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Gjermania.

Arrestimi i tij ishte bërë nën pretendimet se kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendime që në atë kohë ishin mohuar nga një familjare e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/