Article
•
•
1 min read
Anjeza humb durimin: Çfarë po ndodh në BBVK?
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 është tensionuar, teksa këtë herë në qendër të vëmendjes kanë qenë Anjeza dhe Zoja.
Gjithçka nisi pasi Zoja i kërkoi Anjezës që të mos përzihej në debatet e saj, duke i drejtuar edhe disa fjalë të ashpra.
“Nëse nuk e kupton muhabetin, mos fol, mos ma luaj feministen aty”, i tha Zoja mes tjerash.
Por Anjeza nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj menjëherë, duke deklaruar:
“Prej sotit çdo temë që diskutohet ka me qenë pjesë” - i tha ajo.
Përplasja mes tyre vazhdoi me tone të larta, duke e tensionuar edhe më shumë atmosferën në shtëpi.
Për më shumë:
SHKRIMI NGA
L.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek bbvip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.