Browse

Article • • 1 min read

Humbje e madhe: Malvina Ferati në qendër të vëmendjes pas aksidentit

Share Post

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur të shtunën në Rrugën e Arbrit, në Shqipëri, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar pesë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, në zonën e Shkallës së Tujanit, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën.

Një nga viktimat është doktoresha Malvina Ferati.

Ajo u varros sot në fshatin Reçicë e vogël të Tetovës.

E ndjera la pas dy fëmijë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/