Browse

Article • • 1 min read

Humbja e papritur e doktoreshës Vlora Bunjaku Sahiti lë shumëkënd të tronditur

Share Post

Një lajm i dhimbshëm është bërë i ditur për ndarjen nga jeta, në moshë të re, të doktoreshës Vlora Bunjaku Sahiti.

Lajmin e kanë bërë publik dy mjekët mitrovicas, Shkodran dhe Basri Sedijaj, të cilët përmes një njoftimi mortor kanë bërë të ditur se e ndjera ishte vajza e motrës së tyre.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në orën 14:00, në varrezat e Dragodanit.

Ndërkaq, e pamja do të organizohet të shtunën dhe të dielën në Hotelin “Nartel” në Prishtinë, afër Stacionit të Autobusëve, në lagjen Emshir.